Nata e Bastonit…; ovacioni i “San Siros” dhe përqafimi i Barellës pas golit

Nata e Bastonit…; ovacioni i “San Siros” dhe përqafimi i Barellës pas golit

6 Prill 2026 8:21 Alfred Lleshi Viktimë e një “linçimi të turpshëm”, sipas Beppe Marottës, Alessandro Bastoni ndjeu mbrëmë gjithë dashurinë e tifozëve në “San Siro”. Në momentin e zëvendësimit kundër Romës (minuta e 58-të, u ul në stol duke vendosur akull në kyçin e majtë), për mbrojtësin erdhi ovacioni i publikut të “San Siros”, i shoqëruar nga një përqafim me Chivu pranë vijës anësore. Bastoni, dukshëm i emocionuar nga ky homazh, u përgjigj duke duartrokitur. Më pas, Barella, që gjithashtu shënoi ndaj verdhekuqve, vrapoi drejt stolit për ta përqafuar mbrojtësin, i lidhur së fundmi me një kalim të mundshëm te Barcelona. Pas ndeshjes, edhe Lautaro Martinez foli për momentin e Bastonit, duke u rreshtuar në krah të tij: “Kur flas për shokët e mi, më...