Nasri kritikon Mourinho: S’ka të drejtë t’i thotë gjëra të tilla Viniciusit, vetë festoi si Henry
19 Shkurt 2026 13:54 Alfred Lleshi José Mourinho vazhdon të ngjallë polemika. Pas fitores minimale të Real Madridit ndaj Benfica (1-0, ndeshja e parë e ‘play off’-it të Champions League), trajneri portugez bëri deklarata të diskutueshme për episodin e fyerjeve të pretenduara raciste ndaj Vinicius Jr: “I thashë Vini Jr se festimi i tij duhej të ishte ndryshe. Ky klub ka Eusébio si legjendë, një lojtar me ngjyrë. Benfica nuk është një klub racist”. Fjalët e Mourinhos shkaktuan reagime të menjëhershme. Samir Nasri u shpreh pa rezerva: “Lojtari (Vinicius Jr) vërshëllehet për 90 minuta, dëshiron të shënojë dhe pastaj ai del e thotë këto gjëra. Kur u kualifikua me Interin kundër Barçës, trajneri Mourinho bëri xhiron e stadiumit. Te Manchester United rrëshqiti në gjunjë për...
Burimi:
telesport.al