Napoli vuan shumë në transfertën ndaj Veronës, Romelu Lukaku heroi i takimit (video)

Napoli vuan shumë në transfertën ndaj Veronës, Romelu Lukaku heroi i takimit (video)

Napoli është rikthyer te fitorja në Serie A, duke mposhtur 1-2 në transfertë Veronën, në sfidën të luajtur në “Bentegodi”, e vlefshme për javën e 27-të në Serie A. Napoli e nisi në mënyrë perfekte takimin duke gjetur avantazhin që në minutën e dytë, me Rasmus Hojlund, pas asistit të Antonio Vergara. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për napolitanët. Goli i barazimit për vendasit erdhi në minutën e 63-të, ku Jean-Daniel Akpa Akpro shënon një gol shumë të bukur me një goditje të fuqishme brenda zonës, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Goli i fitores për Napolin do të vinte në minutën e fundit shtesë, ku pas një topi të futur në zonë nga Giovane, ishte Romelu Lukaku i futur si...