Napoli rikthet te fitorja, kampionët e Italisë lënë pas zhgënjimin në Champions dhe mposhtin Fiorentinën
Napoli është rikthyer te fitorja në Serie A pas një ecurie jo shumë të mirë. Skuadra e Antonio Contes mposhti me rezultatin 2–1 Fiorentinën në fushën e vet, në një sfidë të vlefshme për javën e 23-të të kampionatit italian. Dueli u zhvillua në ritme të larta dhe mbeti i hapur deri në fund, edhe për meritë të Fiorentinës, e cila zhvilloi një ndeshje pozitive. Të zotët e shtëpisë kaluan shpejt në avantazh pas golit të shënuar në minutën e 10-të nga Antonio Vergara. Vetëm pak çaste më vonë Napoli ishte pranë dyfishimit, por miqtë patën fat pasi Comuzzo devijoi topin në shtyllë duke shmangur autogolin. Me kalimin e minutave, “vjollcët” rritën presionin dhe iu afruan disa herë barazimit. Spikati veçanërisht një goditje në shtyllë...
Burimi:
vizionplus.tv