Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Napoli, në simbiozë totale me Conte: Presidenti, kurrë kaq në harmoni me trajnerin e tij
Në futboll, marrëdhëniet mes presidentit dhe trajnerit shpesh varen nga rezultatet momentale. Te Napoli, lidhja mes Antonio Conte dhe Aurelio De Laurentiis po merr një dimension më të qëndrueshëm dhe të thellë, e ndërtuar mbi dialog të vazhdueshëm, objektiva të përbashkët dhe besim reciprok. Kjo gjë është forcuar me punën e përditshme. Edhe kur gjërat nuk shkuan mirë, si në momentin më të keq të këtij sezoni në Bologna, De Laurentiis gjithmonë theksoi besimin e plotë te trajneri i tij. Rezultatet folën vetë: Conte ka sjellë dy trofe në pak kohë, duke ndryshuar dukshëm ritmin krahasuar me të kaluarën. As me trajnerë të mëdhenj si Spalletti, Sarri, Benítez apo Mazzarri, presidenti nuk kishte pasur një marrëdhënie kaq të vazhdueshme dhe direkte. Me Conte, vendimet ndahen...