Napoli-Milan, kryesfida përmbyllëse e javës së 31-të në Serie A. FORMACIONET ZYRTARE

Napoli-Milan, kryesfida përmbyllëse e javës së 31-të në Serie A. FORMACIONET ZYRTARE

Napoli-Milan, është sfida e fundit për javën e 31-të në Serie A. Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte do të kërkojë fitoren e pestë rresht në kampionat, ndërsa Milan i drejtuar nga Max Allegri do të kërkojë tre pikët për të mbajtur në 6 piië distancën nga Interi kryesues, i cili fitoi mbrëmë bindshëm 5-2 ndaj Romës. Napolitanët vijnë me disa mungesa kryesore në këtë takim për shkak dëmtimesh si David Neres, Romelu Lukaki, Amir Rrahmani, Giovanni Di Lorenzo dhe Antonio Vergara. Për Milanin mungon vetëm Matteo Gabbia. Napoli: Milinkovic-Savic; Juan Jesus, Buongiorno, Olivera; Gutierrez, Lobotka, Anguissa, Spinazzola; De Bruyne, McTominay; Giovane Milan: Maignan; Tomori, De Winter, Pavlovic; Saelemaekers, Fofana, Modric, Rabiot, Bartesaghi; Fullkrug, Nkunku