Napoli me dorë të hekurt ndaj Lukakut: Nëse nuk rikthehesh në afat, përjashtohesh nga skuadra

Napoli me dorë të hekurt ndaj Lukakut: Nëse nuk rikthehesh në afat, përjashtohesh nga skuadra

27 Mars 2026 14:30 Alfred Lleshi Vijnë zhvillime të reja dhe disi tronditëse sa i përket çështjes së Romelu Lukakut. Sulmuesi i Napolit, siç dihet, vendosi të mos marrë pjesë në ndeshjet e Belgjikës ndaj SHBA-së dhe Meksikës për të vazhduar rikuperimin fizik në prag të fundit të sezonit dhe Botërorit veror. Napoli reagoi me një komunikatë ku njoftonte rikthimin e tij në qytet për të vijuar stërvitjen në “Castel Volturno”. Megjithatë, Lukaku zgjodhi të qëndrojë në Belgjikë, duke u stërvitur individualisht në Antverp, në të njëjtën qendër ku kishte kryer terapitë pas dëmtimit. Një vendim që ka irrituar drejtuesit e klubit axurr, me drejtorin sportiv Manna që u përpoq ta zbusë situatën. Sipas “Sky Sport”, pa sukses, pasi lojtari ndodhet ende në Belgjikë. Përveç...