Napoli lë pas zhgënjimin në Champions dhe fiton ndaj Fiorentinës, por humb kapitenin (video)

Napoli lë pas zhgënjimin në Champions dhe fiton ndaj Fiorentinës, por humb kapitenin (video)

31 Janar 2026 20:03 Telesport Napoli ka lënë pas zhgënjimin pas eliminimit në Champions League dhe ka fituar 2-1 ndaj Fiorentinës, në sfidën e luajtur në “Diego Armando Maradona”, e vlefshme për javën e 23-të në Serie A. Napoli gjeti avantazhin që në minutën e 10-të me Antonio Vergara, i cili shënoi pas një topi të gjatë të portierit Alex Meret dhe mungesës së vëmendjes së mbrojtjes së Fiorentinës. Në minutën e 30-të, shtohet lista e infermierisë për Napolin, ku sot u dëmtua kapiteni Giovanni Di Lorenzo, për shkak të një dëmtimi në gjurin e majtë, shenjat e parë tregojnë për një dëmtim tejet serioz. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Napolin. Vendasit e nisin shumë mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin e dytë...