Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Napoli kërkon Mastantuono, Real Madrid nuk vonon dhe i kthen përgjigjen përfundimtare
28 Dhjetor 2025 22:02 Telesport Pavarësisht se për momentin është i dëmtuar edhe ende nuk është rikuperuar, Franco Mastantuono është përfolur ditët e fundit për një largim të mundshëm nga Real Madrid, gjithmonë në formë huazimi, për shkak se nuk po gjen dot shumë hapësira në formacionin e Xabi Alonso. Sipas “Marca”, klubi i fundit që është interesuar për huazimin e Mastantuono ka qenë Napoli, megjithatë përgjigjja e klubit madrilen ka qenë e menjëhershme dhe ka qenë negative. Sipas raportimit në fjalë, Real Madrid ka besim të plotë te ylli i ri argjentinas dhe nuk ka dnërmend ta huazojë dikë tjetër, pavarësisht interesimit të madh nga klube dhe kampionate të ndryshme.