Napoli ka bërë “bingo” me Hojlund, vendos dopieta e danezit në pjesën e parë ndaj Cremonese (video)

Napoli ka bërë “bingo” me Hojlund, vendos dopieta e danezit në pjesën e parë ndaj Cremonese (video)

28 Dhjetor 2025 15:53 Telesport Napoli po përballet me Cremonese-n, e vlefshme për javëne 17-të në Serie A, ndeshja e fundit për këtë vit kalendarik. Pjesa e parë është mbyllur 0-2 për napolitanët. Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte gjeti golin në minutën e 13-të, ku goditja e devijuar nga Leonardo Spinazzola, shtyhet në rrjetë nga Rasmus Hojlund. Danezi në kufijtë e pozicionit jashtë loje, u tregua i vëmendshëm, duke gjetur golin. Në fund të pjesës së parë, Hojlund dyfishoi shifrat. Politano kroson në zonë për Scot McTominay, i cili nuk shënon dot, por asiston për danezin, i cili dërgon topin në rrjetë për herë të dytë. Me dy golat e shënuar sot, Hojlund shkon në kuaotën e 9 golave me Napolin në 19 ndeshje...