Napoli jep fund thatësirës së barazimeve dhe rigjen fitoren. Mjafton goli i Lobotka për 3 pikët (video)

Napoli jep fund thatësirës së barazimeve dhe rigjen fitoren. Mjafton goli i Lobotka për 3 pikët (video)

17 Janar 2026 19:54 Telesport Pas 3 barazimeve rresht, dy në shtëpi ndaj ekipeve që patjetër duheshin mundur si Parma dhe Verona dhe barazimi 2-2 në “San Sairo” ndaj Interit, sot Napoli fitoi 1-0 ndaj Sassuolo në “Diego Armando Maradona”, ndeshje e vlefshme për javën e 21-të në Serie A. Vendasit gjetën avantazhin që në minutën e 7-të me Stanislav Lobotka, mesfushori shënoi me një goditje të bukur brenda zonës me të djathtën. Pjesa e parë edhe gjithë takimi u mbyll me shifrat 1-0, pavarësisht dominimit të vendasve dhe rasteve për të dyfishuar shifrat. Pas kësaj fitoreje, Napoli renditet në vendin e tretë me 43 pikë, ndërsa Sassuolo në vendin e 12-të me 23 pikë. Lajm shqetësues për Antonio Conte-n dhe Napolin ishte dëmtimi i...