Napoli fiton me përmbysje ndaj Lecce, por humb protagonistin kryesor të fitores (video)
14 Mars 2026 19:55 Telesport Napoli ka marrë fitoren e tretë rresht në Serie A, sot mundi 2-1 Lecce-n, në sfidën e luajtur në “Diego Armando Maradona”, e vlefshme për javën e 29-të. Miqtë e nisën shumë mirë takimin duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 3-të me Jamil Siebert. Mbrojtësi gjerman kërcen më shumë se mbrojtësit e Napolit dhe shënon me kokë, pas krosimit të Antonino Gallo nga goditja e këndit. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Lecce. Në pjesën e dytë erdhi përmbysja e madhe e napolitanëve, të cilët e nisën direkt me gol. Pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Matteo Politano, ishte Rasmus Hojlund që dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 66-të ishte vetë sulmuesi italian këtë...
Burimi:
telesport.al