“Na pëlqejnë sfidat e vështira dhe luajmë për fitore, ndaj Chelsea jo për hakmarrje”

“Na pëlqejnë sfidat e vështira dhe luajmë për fitore, ndaj Chelsea jo për hakmarrje”

Një nga sfidat më interesante sot në Champions League është ajo mes PSG dhe Chelsea, që luhet në Paris. Sulmuesi Bradley Barcola foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kundër londinezëve, duke demonstruar vendosmëri dhe besim te skuadra e tij e PSG. Sulmuesi i ri francez siguroi se skuadra po shkon në këtë ndeshje me motivim të madh: “Ne jemi gjithmonë të uritur për të fituar. E dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë, por na pëlqejnë këto lloj sfidash”. Barcola përjashtoi çdo dëshirë për hakmarrje ndaj skuadrës angleze pas humbjes së tyre në finalen e Kupës së Botës për Klube. “Nuk kemi ndjenjë hakmarrjeje. Nuk është e njëjta garë apo i njëjti moment. E dimë që Chelsea është...