Myrto Uzuni merr vendimin final, zbulohet ekipi ku do vazhdojë karrierën sulmuesi beratas

Myrto Uzuni merr vendimin final, zbulohet ekipi ku do vazhdojë karrierën sulmuesi beratas

Edhe pse u përfol gjatë orëve të fundit për transferimin e sulmuesit të Kombëtares Myrto Uzuni te Trabzonspor në Superligën turke, tashmë gjithçka është e qartë. Beratasi do të vijoi karrierën te Austin në MLS. Arsyeja e prishjes përfundimtare të negociatave mes Austin dhe Trabzonspor ka të bëjë me kërkesën e klubit nga SHBA për të mbajtur 15% të rishitjes së lojtarit. Oferta e skuadrës turke ishte 6.5 milionë euro, shto edhe 1.5 milionë euro në formën e bonusve. Nëse Uzuni do të kalonte te Trabzonspor, do të krijonte dyshe ofensive me bomberi kuqezi Ernest Muçi.