Musiala rikthehet në dispozicion të Kompany, 6 muaj pas dëmtimit të tmerrshëm

Musiala rikthehet në dispozicion të Kompany, 6 muaj pas dëmtimit të tmerrshëm

16 Janar 2026 13:34 Alfred Lleshi Lajme të mira për Bayern Munich. Jamal Musiala është gati të rikthehet në skuadër, 6 muaj pas dëmtimit të rëndë të pësuar në Botërorin për Klube, pas një përplasjeje me Gianluigi Donnarumma, që i shkaktoi frakturë të “perones”. Trajneri Vincent Kompany foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së Bundesligës ndaj Leipzig: “Nëse gjithçka shkon mirë, plani është që ai të jetë me skuadrën. Është diçka madhështore. Jamal rrezaton shumë energji pozitive. Edhe gjërat e vogla janë fantastike. I vlerëson shumë më tepër. Ai po e jeton këtë moment, ashtu si Alphonso Davies. Dua t’i mbroj të dy. Prioriteti është integrimi”. Kompany theksoi se dëmtimet i kanë dhënë Musiala kohë për të rindërtuar trupin, forcën, lëvizshmërinë dhe shpejtësinë, duke...