Muriqi shkuan historinë, Mallorca merr një fitore të artë por mbijetesa sërish nuk është e siguruar
Mallorca ka fituar 3-0 ndaj Rayo Vallecano në sfidën e luajtur në “Son Moix”, e vlefshme për javën e 31-të në La Liga. Protagonisti kryesor i takimit ishte padyshim Vedat Muriqi, me dy gola të shënuar. Sfida u zhbllokua në minutën e 36-të, ku pas një krosimi nga goditja e këndit, Muriqi i harruar në zonë nga kundërshtarët dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 40-të, aksion i shpejtë i Mallorca-s, Pablo Torre pason për Luvumbo, i cili asiston për Muriqin dhe sulmuesi dardan dërgon topin në rrjetë me një goditje me të majtën brenda zonës. Me dy golat e shënuar sot, Muriqi numëron 21 gola në La Liga këtë sezon. Vetëm Mbappe ka bërë më mirë se sulmuesi dardan me 23 gola të shënuar....
Burimi:
telesport.al