Muriqi shënon pa u ndalur, Mallorca rrezikon ta humbasë. Fenerbahçe e do sërish në Stamboll

Muriqi shënon pa u ndalur, Mallorca rrezikon ta humbasë. Fenerbahçe e do sërish në Stamboll

19 Janar 2026 14:49 Alfred Lleshi Vedat Muriqi po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm dhe shifrat flasin vetë. 14 gola në 20 ndeshje të La Liga-s, i dyti në renditjen e golashënuesve, pas Mbappé, lider teknik dhe emocional i Mallorca. Muriqi ka hyrë në historinë e klubit spanjoll. Me 48 gola në kampionat, është bërë golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave i Mallorca në La Liga, duke parakaluar Juan Arango dhe afruar mitit Samuel Eto’o (vetëm 6 gola larg). Forma e tij ka tërhequr vëmendjen e Fenerbahçe, ku luajti më parë dhe shënoi 17 gola në sezonin 2019-2020. Pas tripletës ndaj Athletic Club në “Son Moix”, Muriqi u shpreh: “Jam shumë i lumtur këtu… Nëse shënon shumë gola, është normale të...