“Muriqi për Topin e Artë”, festë e madhe te Mallorca pas fitores dhe dopietës së sulmuesit dardan (video)

“Muriqi për Topin e Artë”, festë e madhe te Mallorca pas fitores dhe dopietës së sulmuesit dardan (video)

12 Prill 2026 20:10 Telesport Mallorca fitoi 3-0 ndaj Rayo Vallecano, në sfidën e vlefshme për javën e 31-të në La Liga. Protagonisti kryesor i takimit ishte Vedat Muriqi me dy gola të shënuar, duke shkuar në 21 gola në total, dy më pak se vendi i parë që mbahet nga Mbappe. Në fund të ndeshjes, tifozë dhe lojtarë festuan së bashku. Në videot e publikuar në rrjetet sociale të klubit, dëgjohen bashkëlojtarët dhe tifozët duke kënduar “Muriqi për Topin e Artë”. SHIKOVIDEON Me dy golat e shënuar sot, Muriqi parakalon legjendën Samuel Eto dhe shqiptari është golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorca në La Liga me 55 gola të shënuat. Et’o kishte 54 gola.