Muriqi flet pas 3 golave: Kam folur me klubin dhe kanë vendosur të më mbajnë

Muriqi flet pas 3 golave: Kam folur me klubin dhe kanë vendosur të më mbajnë

18 Janar 2026 14:28 Telesport Vedat Muriqi ishte protagonisti kryesor në fitoren 3-2 ndaj Athletic Club, ku realizoi një tregolësh vendimtar. Pas ndeshjes, sulmuesi kosovar ka folur për të ardhmen e tij, duke theksuar se ndihet i kënaqur me jetën dhe karrierën në ishull, ndërsa ka konfirmuar se klubi nuk ka ndërmend ta largojë. Muriqi zbuloi gjithashtu një bisedë me drejtorin sportiv të klubit, Pablo Ortells, i cili i kishte bërë të qartë se nuk ekziston dëshira për ta shitur. Sipas tij, drejtuesit kanë besim te roli i tij në skuadër dhe e shohin si një pjesë të rëndësishme të projektit sportiv. “Jam mirë këtu dhe kam ende kontratë. Kur një sulmues shënon gola, është normale që të ketë interesim dhe oferta, por unë jam...