Murinjo ironizon Realin e Madridit pas shkarkimit të Alonsos: Mua të mos më telefonojnë, nuk shkoj

Murinjo ironizon Realin e Madridit pas shkarkimit të Alonsos: Mua të mos më telefonojnë, nuk shkoj

Adriatik BALLA Ksabi Alonso u shkarkua dhe në vend të tij u emërua Arbeloa, por Reali i Madridit duket se po sheh situatën në treg të trajnerëve, për të gjetur kapedan për vijimin e sezonit. Janë vetë mediat sportive spanjolle që shkruajnë se Reali i Madridit po përjeton momente shumë të vështira. Përpara disa ditësh, Los Blancos shkarkuan trajnerin Ksabi Alonso dhe sa herë që ka një lëvizje në pankinën e skuadrës merenges në media, por edhe mes tifozëve përmendet gjithnjë një emër; Hoze Murinho. Një pjesë e mirë e tifozerisë së Realit të Madridit, ruajnë kujtime të mira nga epoka e portugezit në stolin e skuadrës merenges dhe e kanë peng që skuadra e tyre nuk ka fituar një Ligë Kampionesh me të. Por...