“Mungon një penallti dhe një karton i kuq”; Flick denoncon episodin “e inkriminuar” ndaj Atletico Madridit

“Mungon një penallti dhe një karton i kuq”; Flick denoncon episodin “e inkriminuar” ndaj Atletico Madridit

9 Prill 2026 7:59 Alfred Lleshi “Flitej për karton të kuq për mbrojtësin e Atletico Madridit, ishte një penallti e qartë kur portieri e vuri topin në lojë dhe ai (Pubill) e preku me dorë. Ishte tashmë i ndëshkuar me karton të verdhë, mund të kishte një të dytë. Duhet ta pranojmë, shkoi kështu, por nuk është një ndjesi e bukur”. Këto janë fjalët e Hansi Flick, i zemëruar pas ndeshjes Barcelona-Atletico Madrid 0-2. Por kujt i referohet trajneri gjerman? Në minutën e 54-t, mbrojtësi Pubill, tashmë i ndëshkuar me karton të verdhë, ndalon me dorë pasimin nga rivënia fundore e portierit Musso, duke menduar ta sistemojë topin për ta rivënë më pas në lojë. Lojtarët e Barcelonës protestojnë, por arbitri Kovacs lejon vazhdimin dhe...