Mungon Muçi, por Trabzonspor fiton supersfidën ndaj Galatasaray-it dhe futet në garë për titullin (video)

Mungon Muçi, por Trabzonspor fiton supersfidën ndaj Galatasaray-it dhe futet në garë për titullin (video)

Trabzonspor ka marrë fitoren e gjashtë rresht në Superligën turke, këtë herë ndaj kryesuesve të Galatasaray-it, me rezultatin 2-1. Supersfida e luajtur në “Papara Park” u zhbllokua shumë herët që në minutën e 4-të, ku i zakonshmi Paul Onuachu shënoi me kokë, pas krosimit perfekt të Wagner Pina. Për sulmuesin nigerian ky është goli i 22-të këtë sezon në Superligën turke. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për vendasit. Pjesa e dytë nis më mirë për Galatasaray-in, që gjen golin e barazimit 1-1 me Wilfried Singo në minutën e 48-të. Pas një krosimi në zonë të Baris Alper Yilmaz, Singo dërgoi topin në rrjetë me një goditje me të djathtën brenda zonës. Në minutën e 62-të, Chibuike Nwaiwu shënoi me kokë për Trabzonspor, pas krosimit që...