Mungon ende rinovimi, Milan në rrezik. Tri klubet e mëdha duan rikthimin e amerikanit në PL

Mungon ende rinovimi, Milan në rrezik. Tri klubet e mëdha duan rikthimin e amerikanit në PL

9 Shkurt 2026 20:52 Telesport Edhe pse është përfolur shumë gjithë këtë kohë për një rinovim të mundshëm të kontratës së Christian Pulisic me Milanin, deri tani ende nuk ka ndodhur gjë. Kontrata e amerikanit me kuqezinjtë skadon në qershor të vitit 2027. Në këtë situatë, interesi ndaj tij është shumë i madh. “CalcioMercato.it” zbulon se Manchester United, Arsenal dhe Tottenham, duan rikthimin e sulmuesit anësor në Premier League dhe janë të gatshme të paguajnë vlerën e kartonit të tij që është rreth 55 milionë euro. Nga njëra anë, Pulisic është shumë i rëndësishëm për Milanin dhe sistemin e Max Allegri-t, por nuk përjashtohet mundësia e largimit të tij në verë. Pasi me paratë e përfituar nga shitja e Pulisic, Milan mund të bëjë përforcimet...