Mundi Flamengon, PSG fiton Kupën Ndërkontinentale, falë porterit Safonov
Finale/ Kupa Ndërkontinentale në Al Rayyen (Katar) PSG-Flamengo 1-1, 2-1 pen Kampionët e Europës në fuqi PSG ka fituarkëtë mbrëmje Kupën Ndërkontinentale të FIFA-s për vitin 2025. Francezët e Luis Enrike mposhtën Flamengon braziliane, mbajtësin e Copa Libertadores, 3-2 me penallti, duke siguruar kështu një trofe të ri. Ata shkuan në 6 trofe brenda një viti; Superkupa e Francës, Ligue 1, Kupa e Francës, Liga e Kampionëve, Superkupa e Europës dhe Kupa Ndërkontinentale e FIFA-s. Kvaratskhelia hapi rezultatin në Katar (38′), ndërsa Zhorzhinjo barazoi nga pika e bardhë (62′). Gjuajtjet e penalltive rezultuan vendimtare, me Safonov që priti katër nga pesë gjuajtjet, duke i lejuar PSG-së të triumfojë. Sukesesi:Stadiumi “Ahmad bin Ali” në Al Rayyan (Katar) priti finalen e Kupës Ndërkontinentale të FIFA-s për vitin...