“Mund të kualifikohemi në Botëror”, ish-futbollisti i Kombëtares: Çdo lojtar duhet të japë mbi mundësitë e tij
Ish-futbollisti i Kombëtares, Sulejman Demollari, shpreh shpresën që Shqipëria të arrijë këtë vit debutimin në finalet e Botërorit, një ekskluzivitet i Televizionit Klan. Në një intervistë për FSHF TV, legjenda e futbollit shqiptar thekson se kualifikimi është i mundur. “Polonia është një ekip me arritje dhe suksese të mëdha. Unë dëshiroj që çdo futbollist të japë mbi mundësitë e tij në këtë ndeshje. Po të kemi edhe fat, mund të arrijmë kualifikimin”, tha Demollari. Shqipëria do të luajë më 26 mars në Varshavë gjysmëfinalen e play-off-it me Poloninë, dhe nëse e kalon me sukses, më 31 mars do të përballet me fituesin e sfidës Ukrainë–Suedi, po në transfertë. Demollari mbahet mend edhe për golin e shënuar në Wembley ndaj Anglisë në 1989, i cili u...
Burimi:
javanews.al