Mund të jetë kundërshtari i Shqipërisë, Ukraina publikon listën e lojtarëve për ndeshjet “play off”

Mund të jetë kundërshtari i Shqipërisë, Ukraina publikon listën e lojtarëve për ndeshjet “play off”

Numërimi mbrapsht ka filluar dhe Kombëtaret kanë nisur të mendojnë për ndeshjet “play off” për Kupën e Botës, të cilat do të luhen më 26 dhe më 31 mars. Ukraina ka publikuar ditën e sotme listën me 26 lojtarë për dy ndeshjet e ardhshme. Pjesë dërrmuese e futbollistëe që kanë marrë ftesën janë pjesë e kampionatit ukrainas, ndërsa vihet re mungesa e disa prej “yjeve” të ekipit. Zinchenko, Dovbyk, Batagov dhe Mykkhavko nuk do të jenë në dispozicion në këtë grumbullim për ekipin kombëtar të ukrainës. Lojtarët në fjalë janë të dëmtuar, duke lënë kështu një mungesë të madhe në skuadër. Ukraina do të luajë përballjen e parë “play off” më 26 mars kundër Suedisë. Në rast kualifikimi, atëherë do të përballet me fituesin e...