“Mund të jemi e vetmja Federatë në Europë…”! Armand Duka flet në Asamblenë Zgjedhore: Final 4 ishte vendim i guximshëm, por rriti interesin

“Mund të jemi e vetmja Federatë në Europë…”! Armand Duka flet në Asamblenë Zgjedhore: Final 4 ishte vendim i guximshëm, por rriti interesin

Në fjalën e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore, Presidenti Armand Duka paraqiti një panoramë të plotë të arritjeve, sfidave dhe objektivave strategjikë të Federatës Shqiptare të Futbollit, duke theksuar se institucioni hyn në një fazë të re konsolidimi dhe rritjeje të qëndrueshme. Presidenti Duka nënvizoi stabilitetin financiar të federatës, investimet mbi 16 milionë euro në infrastrukturë sportive, zgjerimin e garave në të gjithë vendin, rritjen e numrit të futbollistëve dhe profesionistëve të certifikuar, si dhe besimin në rritje nga institucionet ndërkombëtare të futbollit. Kreu i futbollit shqiptar  vuri theksin edhe te ndikimi social dhe ekonomik i futbollit, duke e cilësuar atë si një instrument zhvillimi shoqëror dhe një sektor me potencial real ekonomik, që gjeneron dhjetëra milionë euro në vit për vendin. Presidenti Duka...