Müller: Gjermania ka shumë talente, por nuk është gati për ta fituar Botërorin
31 Janar 2026 7:20 Alfred Lleshi Jeta e re e Thomas Müller në Amerikën e Veriut po ecën me ritëm të lartë. Që nga transferimi te Vancouver Whitecaps, 36-vjeçari ka pasur ndikim të menjëhershëm në kampionat, me 8 gola dhe 3 asistime në 12 paraqitje, duke ndihmuar skuadrën të ngjitet në vendin e dytë të MLS. Shifra që dëshmojnë një formë ende shumë të mirë, pavarësisht ndryshimit të kontinentit. Në një intervistë për “Sky Deutschland”, kampioni i botës 2014 u ndal te kombëtarja dhe Botërori i ardhshëm në Amerikë. Müller vlerësoi të rinjtë: “Lojtarë si Musiala, Wirtz, nuk mund t’i përmend të gjithë, edhe Woltemade, janë jashtëzakonisht të talentuar, brilantë në veprime dhe tashmë mund të konsiderohen vendimtarë”. Megjithatë, ai kërkoi kujdes: “Sidoqoftë, ende nuk...
Burimi:
telesport.al