Muçit i pastrojnë këpucët, dy supergola në Turqi
Ernest Muçi po kalon një moment fantastik në Turqi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare shkëlqeu sërish të mërkurën duke shënuar dy gola në fitoren 1-6 të Trabzonsporit në fushën e Istanbulsporit, në kuadër të Kupës së Turqisë.24-vjeçari fillimisht realizoi golin e barazimit të përkohshëm në pjesën e parë, duke rikthyer ndeshjen në ekuilibër. Në fraksionin e dytë, Muçi gjeti sërish rrugën e rrjetës, këtë herë për golin e tretë të Trabzonsporit, duke vulosur një paraqitje mjaft pozitive. Realizimi i dytë erdhi nga afro 28 metra largësi, duke bërë që shokët e ekipit t’i “pastronin këpucët”, një festim për ata që kanë goditje të kalibruara.Me këto dy realizime, Muçi shkon në kuotën e nëntë golave këtë sezon. Kujtojmë se 24-vjeçari është i huazuar nga Besiktasi
Burimi:
ntv.al