Muçi vijon paraqitjet e mira me Trabzonsporin,Mehmeti shënon dhe spikat me Ipsuiçin anglez
Adriatik BALLA Ernest Muçi duket lojtari më në formë i momentit nga Kombëtarja jonë, pasi shënon dhe asiston rregullisht me ekipin e tij, Trabzonspor, në superligën e Turqisë. Muçi edhe dje dëshmoi se është futbollist me cilësi të larta dhe mund të shërbejë për mirë në duelet e marsit që Kombëtarja do të luajë në “play-off”-in kualifikues në Botërorin e këtij viti. Por pati dhe lojtarë të tjerë që lanë gjurmë, si Anis Mehmeti me Ipsuiçin anglez, duke shënuar një gol me vlera për vazhdimësinë e tij në atë skuadër. Por p-adyshim dita e djeshme ishte veçanërisht e lumtur për një shqiptar që luan në Zvicër me Sionin, Rilind Nivokazi, i cili shënoi tre golat e fitores së ekipit të tij. Muçi sërish protagonist me...
Burimi:
sot.com.al