Muçi dhe Mehmeti në stol. Sylvinho vendos të zbresë në fushë me këtë formacion (foto)
26 Mars 2026 19:16 Telesport Shqipëria do të luajë sonte në Varshavë ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj, pasi aktualisht është vetëm dy ndeshje larg Kupës së Botës 2026. Në rast se Shqipëria mposht Poloninë, në finalen e madhe do të luajë ndaj fituesit të çiftit Ukrainë-Suedi. Trajneri Sylvinho nuk ka lënë shumë vend për surpriza në formacionin titulalr të zgjedhur për sot, ashtu siç pritej Ernest Muçi, Anis Mehmeti dhe Armando Broja do të nisin nga stoli. Formacioni zyrtar i Shqipërisë: (4-2-3-1): Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj, Asllani, Shehu, Uzuni, Laçi, Hoxha, Bajrami
Burimi:
telesport.al