Muçi bëhet “mollë sherri” mes klubeve turke Trabzonspor dhe Beshiktash

Muçi bëhet “mollë sherri” mes klubeve turke Trabzonspor dhe Beshiktash

Sulmuesi Ernest Muçi ia doli që në pak kohë të fitojë zemrat e tifozëve të Trabzonsporit. Tashmë kërkohet nga klubi turk, që të blejë kartonin e tij nga Beshiktashi. Beshiktashi dhe Trabzonspori kanë një “luftë” në distancë. Presidenti i Trabzonsporit, Ertugrul Dogan, deklaronte më parë: “Nëse trajneri e dëshiron Muçin, do të nënshkruajmë me të. Tarifa e transferimit është 5.5-6 milionë euro”. Në anën tjetër, presidenti i Beshiktashit duket se u përgjigj dje. Serdar Adali deklaroi: “Çmimi në kontratën e Muçit është i fiksuar, ne nuk do negociojmë”. Diçka mbetet e paqartë, pasi deri tani është treguar shuma 8.5 milionë euro që do të shërbente për blerjen. Ndërkohë një version i ri, e tregon këtë shumën totale. Kështu duke zbritur transferimin 1 milion euro dhe...