Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve
Me hyrjen e muajit mars rikthehen emocionet për të gjithë shqiptarët e apasionuar pas futbollit. Një muaj që sjell jo vetëm kuqezinjtë në fushë për vitin 2026, por edhe objektiva të mëdha dhe sfida historike për të gjitha ekipet tona kombëtare. Për herë të parë në histori, Kombëtarja A do të luajë në fazën play-off të Botërorit, duke shënuar një moment kulmor për futbollin shqiptar. Përballë do të jetë Polonia, një kundërshtar me traditë dhe eksperiencë, në sfidën që do të zhvillohet në Varshavë më 26 mars, ora 20:45. Në varësi të rezultatit të kësaj përballjeje, Shqipëria do të luajë më 31 mars, ora 20:45, ndaj fitueses ose humbëses së çiftit Ukrainë/Suedi, me gjithçka që do të vendoset nga dueli i 26 marsit. Edhe Kombëtarja...
Burimi:
javanews.al