Muaj perfekt për Partizanin, tekniku i të kuqve shpallet trajneri më i mirë i shkurtit, Kërnaja: Rezultat i punës & sakrificës së skuadrës

Muaj perfekt për Partizanin, tekniku i të kuqve shpallet trajneri më i mirë i shkurtit, Kërnaja: Rezultat i punës & sakrificës së skuadrës

Oltijon Kërnaja është shpallur trajneri më i mirë i muajit shkurt në kampionatin “Abissnet Superiore”. Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur teknikun e Partizanit pas rezultateve shumë të mira të skuadrës së tij gjatë këtij muaji, ku të kuqtë regjistruan katër fitore në katër ndeshje. Trajneri Oltijon Kërnaja e mori çmimin në ambientet e FSHF TV, ku iu dorëzua nga Sulejman Starova. Në një prononcim për fshf.org, tekniku i Partizanit u shpreh i lumtur për këtë vlerësim si trajneri më i mirë i muajit shkurt, ndërsa theksoi se ky çmim është rezultat i punës së përbashkët të skuadrës. Kernaja ia dedikoi këtë vlerësim familjes, klubit dhe tifozëve të Partizanit. Sa i lumtur je për fitimin e çmimit trajneri i muajit shkurt? – Jam sigurisht shumë i...