Moviola e Cesari: Kartoni i kuq ndaj Kalulu? Gabim flagrant i arbitrit, faulli nuk ekziston
16 Shkurt 2026 7:41 Alfred Lleshi Në minutën e 87-të të Inter-Juventus, Bastoni ndërpret një top në gjysmëfushën e tij dhe mund të niste një kundërsulm zikaltër, por Kalulu duket se e ndal me faull. Të dy lojtarët ishin të ndëshkuar më parë. Arbitri La Penna e konsideron ndërhyrjen të parregullt dhe e përjashton juventinin me karton të dytë të verdhë. Nga pamjet shihet se kontakti është minimal dhe Kalulu vetëm e prek lehtë me krah lojtarin zikaltër. VAR-i nuk mund të ndërhyjë, pasi teknologjia nuk përdoret në rastet e kartonëve të kuq për shkak të dy të verdhave. Eksperti i arbitrimit Graziano Cesari u shpreh: “Është një gabim flagrant, kartoni i dytë i verdhë nuk ekziston. Nuk ka kontakt mes Bastonit dhe Kalulu, ka...
Burimi:
telesport.al