Moviola, Cesari e thotë hapur: Penalltia kundër Juventusit ishte antifutboll

Moviola, Cesari e thotë hapur: Penalltia kundër Juventusit ishte antifutboll

6 Shkurt 2026 8:11 Alfred Lleshi “Rregullorja thotë se është penallti. Unë si futbollist, si mbrojtës, them jo, por arbitri fishkëlleu”, – deklaroi Gleison Bremer për “Mediaset”, duke komentuar episodin ku ishte protagonist në humbjen e Juventusit, në Bergamo, ndaj Atalantës në Kupën e Italisë. “Në fund është penallti kur arbitri e jep. Është një vendim që e ndryshon ndeshjen, por ne nuk mund ta ndryshojmë. Ishte ende pjesa e dytë për t’u luajtur. Fatkeqësisht shkoi kështu”, – shtoi braziliani pas eliminimit nga Kupa e Italisë. Graziano Cesari, në rubrikën e analizës së arbitrimit të “Coppa Italia”, nuk e vlerësoi pozitivisht paraqitjen e arbitrit Fabbri në Atalanta-Juve: “Dora e Bremer nuk shkon kurrë drejt topit, distanca është shumë e afërt dhe lojtari bën një lëvizje...