Mourinho thyen heshtjen: S’ka qenë e lehtë ta menaxhojmë atë që ndodhi dhe vazhdon të ndodhë
20 Shkurt 2026 14:15 Alfred Lleshi Jose Mourinho nuk doli në konferencë për shtyp para ndeshjes mes Benfica dhe AVS, por dha dy deklarata të shkurtra për televizionin zyrtar të klubit portugez. Ai foli për pasojat e ndeshjes ndaj Real Madridit dhe paralajmëroi mungesën e Aursnes. “Ndeshja ishte vërtet shumë kërkuese në çdo aspekt. Deri në minutën e 50-të ishte një përballje me përpjekje maksimale, si fizikisht, ashtu edhe taktikisht, me përqendrimin që kërkon një sfidë e atij niveli”, – tha Mourinho për gjendjen e ekipit pas sfidës së të martës. Ai komentoi edhe polemikat: “Duhet të pranoj se nga minuta e 51-të e deri tani, dhe biseda jonë nuk mbaron këtu, nuk ka qenë e lehtë ta menaxhojmë emocionalisht atë që ndodhi dhe atë...
Burimi:
telesport.al