Mourinho, sërish në “vitrinën” e Real Madridit. Ka klauzolë largimi nga Benfica
16 Shkurt 2026 10:04 Alfred Lleshi José Mourinho ka treguar gjatë karrierës se ndeshjet për të janë si beteja, ku përveç taktikave përdor edhe strategji jashtë fushës, sidomos në komunikim dhe konferenca shtypi. Përballja e dytë e Champions League mes Benfica së tij dhe Real Madridit është një tjetër shembull i “luftës” së Mourinhos. Pas ndeshjes së fazës së ligës, ku e quajti Arbeloa një nga “fëmijët” e tij, trajneri portugez po përgatit me kujdes edhe duelin e “play off”-it. Benfica po mobilizon tifozët për atmosferë të zjarrtë në “Da Luz”, ndërsa Mourinho paralajmëroi: “Një mbret i plagosur është i rrezikshëm”, duke lavdëruar Realin. Sipas “AS”, Mourinho ka një klauzolë që i lejon të largohet nga Benfica gjatë 10 ditëve të para pas përfundimit të...
Burimi:
telesport.al