Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Mourinho-s nuk i del inati kollaj, “Special One” shkatërron planin e Barcelonës në merkato
26 Dhjetor 2025 19:49 Telesport Për shkak të problemeve të shumta dhe dëmtimeve të njëpasnjëshme në mbrojtje, i fundit i ai Andreas Christensen, Barcelona është e detyruar të ndërhyjë në merkato. Një nga emrat që ka fituar shumë terren në ditët e fundit është Nicolas Otamendi, mbrojtësi 37-vjeçar i Benfica. Duke qenë se kontrata e argjentinasit me klubin portugez skadon në qershor të vitit 2026, klubi katalanas e sheh Otamendin si një zgjidhje e përkohshme deri në fund të sezonit. Megjithatë, Jose Mourinho ka bllokuar këtë mundësi, duke ëprjashtuar në mënyrë kategorike largimin e mundshëm të Otamendit gjatë merkatos së janarit. Në këtë situatë, Barcelona duhet të shqyrtojë alternativa të tjera për të forcuar mbrojtjen.