Mourinho: Nuk di të gënjej, kur luajmë dobët e them, do të jem vetvetja deri në fund

Mourinho: Nuk di të gënjej, kur luajmë dobët e them, do të jem vetvetja deri në fund

14 Janar 2026 11:55 Telesport Trajneri Jose Mourinho ka folur për mediat në prag të çerekfinales së Kupës së Portugalisë kundër Portos, në stadiumin Dragão. Ai ka përsëritur se qasja dhe stili i tij i stërvitjes nuk do të ndryshojnë kurrë. Trajneri i Benfica-s e bëri menjëherë të qartë rëndësinë e ndeshjes. “Një fitore do të thotë që do të luajmë në gjysmëfinale; një humbje do të thotë që Porto do të luajë në gjysmëfinale dhe ne do të eliminohemi. Nëse fitojmë, kthehemi në shtëpi të lumtur; nëse humbasim, kthehemi me të njëjtin qëndrim që kemi pasur ditët e fundit, por me të njëjtën gatishmëri për të punuar“, tha Mourinho. “Special One” ka folur për marrëdhënien që ai ka me dhomën e zhveshjes dhe polemikat...