Mourinho: Kishim dy mundësi në shortin e “play off”-it, Real ose Inter. Na ra ‘mbreti’…

Mourinho: Kishim dy mundësi në shortin e “play off”-it, Real ose Inter. Na ra ‘mbreti’…

3 Shkurt 2026 10:58 Alfred Lleshi Ndeshja Benfica–Real Madrid ka shkaktuar jehonë, pasi portieri Trubin shënoi një gol spektakolar, që siguroi kalimin e skuadrës portugeze në “play off”-in e Champions-it, duke detyruar “Los Blancos” të luajnë po ashtu aty. Shorti vendosi që Benfica do të përballet me Real Madridin sërish, në këtë rund paraprak para 1/8 finale. Jose Mourinho do të rikthehet si kundërshtar në “Santiago Bernabéu”, vend ku dikur ishte idhull. Para ndeshjes së Benfica me Tondela, ai tha: “Kemi pasur vetëm dy mundësi, Real ose Inter në short. Na ra ‘mbreti’. Kur një lojtar i Realit më dha fanellën, tregova shenjën që mbajnë në krah, 15, sepse janë ‘mbretërit’ e Europës. Do të luajmë kundër aspirantit kryesor për ta fituar kompeticionin, por kemi...