“Mos rinovo me Real Madridin”, Vinicius Junior merr kërkesën e veçantë që mund të ndryshojë karrierën e tij
Pavarësisht mbështetjes së plotë që Vinicius Junior ka marrë nga i gjithë klubi i Real Madridit pas situatës që ndodhi në Lisbonë në ndeshjen e parë ndaj Benfica dhe rëndësisë së padiskutueshme që ka në ekipin e “Los Blancos”, kur vjen puna të rinovimi i kontratës, ende nuk ka asgjë të re. Edhe pse përflitet prej kohësh për një rinovim të kontratës së anësorit brazilian e cila skadon në qershor të vitit 2027, deri tani lojtari dhe klubi nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, duke shtuar zërat dhe spekulimet për një largim të mundshëm të tij gjatë verës së ardhshme. Së fundmi, për t’i hedhur më shumë benzinë zjarrit për këtë situatë, ka menduar gazetari i njohur spanjoll, José Miguel Villarroya, i cili tregon se...
Burimi:
telesport.al