Morata thyen heshtjen: Unë dhe Alice e duam njëri-tjetrin, por nuk arrijmë të kuptohemi

Morata thyen heshtjen: Unë dhe Alice e duam njëri-tjetrin, por nuk arrijmë të kuptohemi

9 Shkurt 2026 12:57 Alfred Lleshi Alvaro Morata flet për situatën e tij personale dhe ndarjen e përfolur nga bashkëshortja, Alice Campello. Sulmuesi spanjoll i Como-s, në emisionin “Fiesta” në “TeleCinco”, u shpreh: “Po vuajmë sepse jemi dy persona që e duam njëri-tjetrin, por nuk arrijmë të kuptohemi. Alice nuk po e përjeton më keq se unë. Shumë media shkruajnë se ajo është e shkatërruar, por nuk është kështu, të dy po vuajmë”. Më pas ai mohoi kategorikisht zërat për praninë e një personi të tretë në marrëdhënien e tyre: “Nuk ka asnjë shoqe speciale apo diçka tjetër, nuk më përket tani. Ditën që do të kem një shoqe speciale, do të jem me të normalisht dhe do ta shihni. Kush thotë se ka një...