Monaco nuk ka vendosur ende për Ansu Fati, spanjollin e duan në Serie A dhe në PL

Monaco nuk ka vendosur ende për Ansu Fati, spanjollin e duan në Serie A dhe në PL

1 Shkurt 2026 21:03 Telesport Edhe pse Monaco nuk ka vendosur ende nëse do të ushtrojë të drejtën e blerjes së kartonit të Ansu Fati në fund të sezonit kur mbaron huazimi, për sulmuesin në pronësi të Barcelonës ka interes në Serie A dhe në Premier League. Ansu Fati ka shënuar 7 gola në Ligue 1 dhe një në Champions League me Monaco, por sërish klubi nga Principata ka mëdyshjet e veta. Duke ditur që te Barcelona nuk ka vend për të, e ardhmja e Ansu Fati mund të jetë te Como ose te Nottingham Forest. Como e sheh spanjollin si zëvendësuesin ideal të Nico Paz, pasi argjentiasi do të rikthehet sipas të gjitha gjasave te Real Madrid për sezonin e ri dhe Cesc Fabregas...