Monaco befason PSG-në që në minutën e parë, nis direkt me gol sfida në Principatë (video)
17 Shkurt 2026 21:12 Telesport Goli i parë në tri sfidat e mbrëmjes në Champions League është shënuar në “Stade Louis II”, në Principatë, aty ku Monaco po udhëheq 1-0 ndaj kampionit në fuqi të Europës, PSG-së. Monaco zuri në befasi mbrojtjen e PSG-së që në aksionin e parë, ku pas krosimit të Aleksandr Golovin, ishte Folarin Balogun që dërgoi me kokë topin në rrjetë. SHIKOGOLIN Në sfidën tjetër, mes Benfica dhe Real Madridit, vazhdon ende rezultati 0-0. Ndërkohë që sfida e fundit Dortmund-Atalanta do të nisë me 15 minuta më pas nga sa pritej, për shkak të mbërritjes me vonesë së autobuzit të Dortmundit në stadium.
Burimi:
telesport.al