Moment solidariteti/ Portieri shtrihet në tokë që shokët të ndërpresin agjërimin

Moment solidariteti/ Portieri shtrihet në tokë që shokët të ndërpresin agjërimin

Një gjest i nadh solidariteti gjatë një ndeshjeje të Ligue 1 franceze ka ngjallur reagime të mëdha në rrjetet sociale dhe mediat sportive. Gjatë ndeshjes së fituar 2-0 nga FC Nantes ndaj Le Havre, portieri Anthony Lopes u shtri në tokë në mes të ndeshjes pa asnjë kundërshtar afër, ndërsa topi kishte dalë jashtë loje. Sipas rregulloreve të Ligue de Football Professionnel dhe Federatës Franceze të Futbollit, ndërprerjet formale gjatë lojës për arsye fetare nuk lejohen. Megjithatë, ekziston një dallim i rëndësishëm: ndërsa lojtarët e fushës duhet të largohen nga terreni nëse lëndohen, portierët kanë të drejtë të marrin trajtim mjekësor drejtpërdrejt në fushë. Lopes e shfrytëzoi pikërisht këtë rregull. Ndërsa stafi mjekësor i ofronte “trajtim”, disa lojtarë të Nantes që agjëronin në këtë muaj...