Mohamed Salah zyrtarizon lamtumirën nga Liverpool: Do të largohem në fund të sezonit

Mohamed Salah zyrtarizon lamtumirën nga Liverpool: Do të largohem në fund të sezonit

“Fatkeqësisht, kjo ditë ka ardhur.” Këto janë fjalët që Mohamed Salah e nisi videon e tij të lamtumirës nga Liverpool, të ndarë në profilin e tij në Instagram. “Do të largohem nga Liverpool në fund të sezonit,” njoftimi i egjiptianit erdhi pothuajse si një rrufe në qiell të pastër. Në fund të sezonit të kaluar, pas një debati të gjatë me pronarët, egjiptiani nënshkroi një zgjatje kontrate dyvjeçare me vlerë 13 milionë euro, plus 3 milionë euro në bonuse. Megjithatë, gjatë këtij sezoni, fërkimi me Arne Slot kishte ngritur madje mundësinë e një largimi në janar. Vetëm dashuria për “Anfield” kishte çuar në një armëpushim midis menaxherit holandez dhe yllit egjiptian. Një sqarim që, me sa duket, nuk ishte i mjaftueshëm për ta bindur egjiptianin...