Modriçi ishte goditja që heshti gjithë kritikët e Tares, Milani kërkon ndihmën e kroatit për Champions-in
Përzgjedhja e Igli Tares në rolin e drejtorit sportiv të Milanit po jep frytet e veta. Ish-sulmuesi shqiptar ka bindur edhe kritikët e tij me punën e kryer deri më tani. Me një buxhet të kufizuar, ai arriti t’i jepte një tjetër fytyrë kuqezinjve. Afrimi Luka Modriçit në Milano u shoqërua me kritika të mëdha në verë, por koha tregoi se kroati ishte goditja e Tares në merkato. Pavarësisht moshës së madhe, Modriçi ka qenë pika kyçe e Milanit dhe një nga lojtarët më të spikatur në Serinë A. Paraqitjet e tij kanë heshtur edhe kritikët e Tares, ndërsa ky i fundit po përgatit zgjatjen e kontratës edhe për një sezon për mesfushorin kroat. Sipas “Tuttosport”-it, Tare po përpiqet të bindë Modriçin të vazhdojë karrierën...
Burimi:
sportekspres.com