Modric sjell “Topin e Artë” në shtëpinë kuqezi, Allegri dhe shokët e ekipit kërkojnë rinovimin
11 Mars 2026 11:59 Alfred Lleshi Luka Modric ka vendosur të falenderojë Milanin, që e ka pritur me ngrohtësi dhe praktikisht e ka adoptuar. Sipas “Gazzetta dello Sport”, kroati ka vendosur që “Topi i Artë” i fituar më 2018 dhe i ruajtur në shtëpinë e tij në Madrid të ekspozohet në muzeun “Mondo Milan”, në “Casa Milan”. Mesfushori kroat gjithashtu po konsideron të vazhdojë edhe në sezonin 2026-2027 me “Djallin”. Kontributi i tij nuk është vetëm teknik. Me Modric në fushë, disa ndeshje të Milanit nuk humben më. Me lidershipin e tij iu jep siguri shokëve të ekipit dhe nuk dorëzohet kurrë, duke treguar një formë fizike të admirueshme. Para golit të Estupinan, Allegri i kërkoi “ta rrotullonte” skuadrën dhe ta përshpejtonte manovrën. Modric e...
Burimi:
telesport.al