Mkhitaryan dhe “kura” e Chivu: Na riktheu energjinë dhe bashkoi grupin pas zhgënjimit
26 Dhjetor 2025 10:52 Alfred Lleshi Nga vështirësitë pas Champions League te energjia e re në pankinë. Mkhitaryan tregon si Cristian Chivu ka rindërtuar mentalitetin fitues të Interit pa përmbysur identitetin e trashëguar nga Simone Inzaghi. Duke folur për “Cronache di Spogliatoio”, armeni analizon një fillim sezoni “jo negativ, por as perfekt”, duke shtuar: “Mund të kishim marrë më shumë pikë, Interi ka detyrimin moral të synojë gjithmonë maksimumin”. Pika kyçe është trashëgimia e sezonit të kaluar: 63 ndeshje dhe humbja e finales së Champions-it. “Ishim të zbrazur mendërisht, – pranon ai. – Pas humbjes ndaj PSG në finale, zhgënjimi ishte i madh”. Këtu hyn Chivu: “E mori skuadrën kur ishim poshtë moralisht dhe na riktheu energjinë e besimin, duke u fokusuar te psikologjia. Nuk...
Burimi:
telesport.al